570 KONKURENTË PËR 150 VENDE NË POLICINË E SHTETIT

Në vijim të zhvillimit të fazave të konkurimit, prej ditës së hënë më 05 nëntor ka nisur testimi fizik për pranimin në “Kolegjin e Policisë” për Patrullë të Përgjithshme.

Testimi fizik po zhvillohet në ambientet e Komandës së Forcave Speciale, Zall-Herr, Tiranë, dhe do vijojnë deri më 14 Nëntor 2018. Në testimin fizik marrin pjesë të gjithë ata aplikantë që në testimin me shkrim kanë marrë 50 pikë e sipër.

Testimin fizik do ta kryejnë rreth 570 konkurentë, për 150 vende. Çdo ditë konkurojnë jo më shumë se 80 deri në 100 konkurentë.

Akademia e Sigurisë ka marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve optimale për zhvllimin e testit fizik ku deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problem.

Janë 8 kritere bazike që duhet të plotësojnë kandidatët, të cilët do t’i nënshtrohen konkursit, që iu jep atyre mundësinë për të ndjekur studimet në shkollën e Policisë. Kjo shkollë nuk pranon shtetas të huaj, ndërsa kandidati nuk duhet të jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil.

Më tej në kriteret e paracaktuara thuhet se kandidati duhet të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën; të ketë mbaruar arsimin e mesëm si dhe të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur.

Po ashtu në kusht për pranimin do të jetë edhe dëshmia e aftësisë së drejtimit të mjetit, ajo që rëndom quhet patenta si dhe dëshmia se individi nuk është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundravajtje penale me dashje

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME