ARKIVA MARUBI, EKSPOZITË NË MILANO MË 16 NËNTOR

Ekspozita “Il Rituale Fotografico – The Photographic Ritual” çelet në Milano të premten 16 nëntor, ora 11:30.

E iniciuar nga Ambasada e Shqipërisë në Romë, ekspozita organizohet nga Muzeu Marubi në kuadër të kalendarit të “Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në ambientet e La Triennale di Milano, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, në bashkëpunim me MuFoCo, kuruar nga Zef Paci.

Mes të përditshmes dhe ritualit, imazhet e ekspozitës “L’archivio Marubi. Il rituale fotografico” (Arkiva Marubi. Rituali fotografik) e kuruar nga Zef Paci, ruajnë kujtesën e mbi një shekulli jetë.

Bëhet fjalë për trashëgiminë fotografike të Muzeut Marubi në Shkodër, i pari muze fotografie i cili në datat 16 nëntor deri më 9 dhjetor 2018, paraqet në Triennale di Milano, ekspozitën e tij të parë në bashkëpunim me Museo di Fotografia Contemporanea dhe La Triennale.

Për këtë ekspozitë janë përzgjedhur rreth 170 fotografi prej autorëve më të njohur të koleksionit. Imazhet e shfaqura janë shkëputur prej vazhdës së formuar nga fotografët, të yjezuar prej shkrepjeve të tyre e të shkëputura prej vetë vazhdës së jetës.

Bashkësia e këtyre gjurmëve dhe fragmenteve të jetës të shkëputuna nga fluksi i përditshmërisë, ndërton një narracion përmes fotografisë, një rrugëtim përmes vendeve, fytyrave, marrëdhënieve njerëzore që hetojnë ritet e kalimit që në shekuj u fiksuan nga rituali fotografik.

Fotografia si ritual na ka lejuar të gjurmojmë komunitetin e historitë e tij të shumta me dëshirat për t’i dhënë publikut shijen e një realiteti shumëformësh e eklektik.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...