Ai ka rrëmbyer zemrat e publikut me këngët e tij që nga “Më e mira e diasporës” e deri tek “Urime shpirti im”, projekti i tij më i fundit. Bëhet fjalë për Sabri Fejzullahun, këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar që i dëgjon këngët e tij prej vitesh.
Sabri ishte i ftuar së fundmi në “Prive” ku zbuloi 10 gjërat që nuk i dinim për të e një prej tyre është se këngëtari nuk ha ushqime të përpunuara që blihen në dyqane, por i përgatit vetë.
Sabri ka treguar për “Prive” se kosin dhe djathin i bën vetë në shtëpi duke treguar edhe si i përgatit produket e bulmetit, që siç duket janë arsyeja pse këngëtari ndonëse 70 vjeç duket kaq vital.
“Kosin dhe djathin me qumeshtin e dhisë asnjëherë nuk i blej, por gjithmonë i përgatis vet. Kosin e zë, djathin e zë, mbaroj, mar tharmin e djathit, e përziej me një lugë,
e mbuloj me diçka të nxehtë, e lë 24 orë dhe pastaj bëhet djathi. Edhe kosin në të njëjtën mënyrë. Jam shumë merakli për gjërat bio”, u shpreh Sabriu.