Mevlan Shanaj kujton themelimin e PD-së: Berisha refuzoi t’i jepte fjalën Ramës

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, regjisori Mevlan Shanaj ka kujtuar ngjarjet e vitit 1990 që ndryshuan sistemin në Shqipëri.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për angazhimin e Edi Ramës në ato ditë dhe refuzimin e Sali Berishës për t’i dhënë fjalën në një miting.

“Në mitingje të tjera si ai i intelektualeve para stadiumit “Qemal Stafa”, u paraqit Edi Rama me Ardian Klosin, të cilët kërkonin të flisnin në kohën që po fillonte mitingu.

Berisha, i cili na tha se emrat e atyre që do flasin janë paraqitur në polici ku është dhënë leja, ndërsa emrat e këtyre që po kërkojnë të flasin nuk janë paraqitur.

Me gjysmë miratimi apo me një kthim shpine të Berishës duke qenë në mikrofon i kam dhënë fjalën pasuesit Edi Rama, i cili foli më ashpërsisht nga të gjithëve ne.

Po ashtu, në mitingje apo takime të tjera të hapura apo të mbyllura si në Korçë, Maliq, apo të rastësishme në Delvinë e Sarandë, minierën e Valiasit, ku kam marrë pjesë, kam

theksuar se tashmë jemi për ardhjen e një mendësie tjetër, atë të shprehjes së lirisë së mendimit. Edi Rama në mitingun e intelektualëve që u zhvillua në janar të vitit ’91 tha: “Na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë, na nxiu si shqiptarë, Enver Hitler”, kujton Shanaj.

Në intervistën për gazetaren Valentina Madani, Mevlan Shanaj thotë se PD-ja e sotme nuk ka asgjë të përbashkët me Partinë Demokratike që u themelua në dhjetor të vitit 1990.

“Partia Demokratike jo vetëm që është larguar nga idealet e dhjetorit, por nuk ka asnjë lidhje me ato ideale të pastra. Pastrimet me njerëzit e ndershëm dhe vendosja e të ardhurve në skema të gatshme fitimi dhe mohimi kanë sjellë rezultate dramatike për PD-në”, shprehet Shanaj

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...