Alban Bushi shpall listën e futbollistëve për 2 ndeshjet miqësore me Maltën

Trajneri i kombëtares shqiptare mosha U-21, Alban Bushi ka dalë sot në një konferencë për shtyp në orën 11:00 ku ka zbardhur edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në vendin tonë, përballë Maltës. Shqipëria U-21 do ti zhvillojë ndeshjet si më poshtë:

 

Shqipëri – Maltë 16/11/2018, ora 19:00, në stadiumin “Selman Stermasi” Tiranë (Hyrja në stadium FALAS)

 

Shqipëri – Maltë 19/11/2018, ora 19:00, në stadiumin “Loro Borici” Shkodër (Hyrja në stadium FALAS)

 

Bushi në fjalën e tij u shpreh:” “Lista nuk mund të them që është e re, por ka shumë emra të rinj, sepse datëlindja 96-97 nuk merr pjesë për shkak të moshës. Kemi lënë disa lojtarë nga kampionati shqiptar,

 

por dua të provoj lojtarë të rinj. Malta është kundërshtar modest, por edhe ne jemi modestë. Vetëm përfaqësuesja e Maltës na ktheu përgjigje pozitive për këto miqësore”.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME