HOT I RI, MAKINA RRËZON SHTYLLA E KAZANË

Kjo shtyllë është rrëzuar përtokë. ndërsa ky kazan mbeturinash ka përfunduar në kanalin kullues si pasojë e përplasjes së fuqishme nga automjetet që ecin me shpejtësi të lartë.

 

 

Këto raste janë shënuar gjatë natës , ndërsa shoferët që po dëmtojnë investimet publike largohen të qetë , ndërsa institucionet përgjegjëse nuk veprojnë.

 

 

Rruga nga Ura e Bardhajve e deri në hyrje të Postribës është bërë me standarte mirëpo jeta e kalimtarëve rrezikohet cdo ditë. Norma më e lartë e automjeteve verehet nga Hot i Ri deri në Postribë ku përvec aksidenteve të rënda investimet publike janë një tjetër dëm i shkaktuar.

 

 

Ndërkohë, krahas rrezikut për drejtuesit e mjeteve që mund të përfshihen në aksidente rrugore, të rrezikuar janë edhe banorët e zonës.

 

 

Gjatë 3 viteve të fundit aksidente të shumta janë shënuar në afërsi të fshatit Hot i Ri. Banoret bejne apel për vendosjen e bumeve ne mënyre qe drejtuesit e automjeteve te ecin me ngadalë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...