E bija e quan të shëndoshë, përgjigjja e mamasë habiti atë dhe mijëra të tjerë në rrjete sociale

Modelja e njohur Allison Kimmey nuk do ta kishte marrë me mend se një e dielë e kaluar në pishinë me fëmijët do të bënte xhiron e botës në rrjete sociale, duke ngazëllyer me mijëra femra si ajo. Gjithçka nisi kur vajza e Allison zemërohet me të ëmën, pasi kjo e fundit u përpoq ta nxirrte nga pishina, duke i thënë se ajo ishte e shëndoshë.

Allison, duke qenë e ndërgjegjeshme për moshën e vogël të fëmijëve të saj dhe pamundësisë për të kontrolluar gjuhën e tyre jashtë shtëpisë, vendos t’u jap këtë mësim të mençur, i cili do të ngjallte reagimin e shumë nënave në Instagram. ”Të jesh e shëndoshë, nuk është fjali turpi në shtëpinë tonë.

E vërteta është se askush nuk lind i tillë, është diçka që fitojmë me kohën. Të gjithë njerëzit në botë janë të shëndoshë, por secili në mënyrën e tij. Kilogramët e mi të tepërt janë si një mbështjellëse që më mbron kocat dhe muskujt”. Më pas Allison pyeti të bijën nëse edhe ajo ishte e shëndoshë. Vajza u përgjgigj se po dhe i kërkoi falje.

Është detyra jonë të jemi zëri pozitiv, koherent dhe i fortë që dëgjojnë fëmijët tanë, u shpreh ajo në rrjetin social Instagram duke marrë komentet dhe mirëkutpimin e mijëra nënave të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...