Forbes ka publikuar renditjen e miliarderëve më të rinj në moshë për vitin 2018-të. Mosha e tyre varion nga 21 deri në 27 vjeç, teksa pasuria e tyre arrin shifrën maksimale 1.4 miliardë dollarë.
Në vend të 1: Alexandra Andresen, 21 vjeç – 1.4 miliardë dollarë
Alexandra Andresen është miliarderja më e re në botë, vetëm 21 vjeç. Ajo trashëgoi 42 përqind të kompanisë investuese familjare Ferd së bashku me motrën e saj Katharina. Ferdi është një investitor aktiv në bursën nordike.
Në vend të 2: Katharina Andresen, 22 vjeç – 1.4 miliardë dollarë
Katharina Andresen, nga Norvegjia, mori vëmendjen e medias në vitin 2017 kur u gjobit me 250,000 krona pasi ajo u kap nën efektin e alkoolit. Ajo renditet në vend të dytë, vetëm sepse motra e saj Alexandra është më e vogël. Secila prej tyre trashëguan nga 42 përqind të kompanisë, teksa babai i tyre, Johan ende drejton kompaninë dhe kontrollon 70 përqind të votave.
Në vend të 3: Gustav Magnar Witzøe, 24 vjeç – 1.9 miliardë dollarë.
Gustav Magnar Witzøe zotëron pothuajse gjysmën e kompanisë norvegjeze të peshkut Salmar, e cila është një nga prodhuesit më të mëdhenj të salmonit në botë. Babai i tij, Gustav Witzøe – i cili ende drejton kompaninë – ia dhuroi aksionet më 2013-ën. Ndërsa babai i tij drejton biznesin e peshkimit, Forbes raporton se Gustav Magnar është duke u fokusuar në investimet në pasuri të paluajtshme dhe në fillimet e teknologjisë.
Në vend të 4: Evan Spiegel, 27 vjeç – 4.1 miliardë dollarë.
Spiegel është bashkëthemelues i aplikacionit të njohur Snapchat me ish-shokun e klasës së tij Stanford dhe shokun e fëmijërisë Bobby Murphy në vitin 2011. Kur Snapchat filloi tregtimin në mars 2017, ai u bë drejtuesi më i ri i një kompanie. Spiegel dhe Bobby Murphy kanë secili rreth 18 përqind të Snapchat, por kanë aksione me të drejta vote që u japin atyre kontroll mbi bordin. Rreth 170 milionë njerëz përdorin Snapchat çdo ditë, sipas Forbes.
Në vend të 5: John Collison, 27 vjeç – 1 miliardë dollarë
Korrespondenti i Harvardit, Collison, themeloi Stripe, një kompani e pagesave online, me vëllain e tij Patrick në vitin 2011-të. Vëllezërit e lindur në Irlandë tani jetojnë në San Francisko, ku kompania ka bazën. Stripe mbylli një raund të financimit prej 150 milionë dollarësh që e vlerësoi biznesin në 9.2 miliard dollarë në nëntor 2016, sipas Forbes.