Reagimi i fëmijës endacak në Vlorë do u prekë zemrën

Shqipëria e 2.8 milion banorë duhet të ishte një vend shembull për mirëqenien e popullsisë nëse i referohemi të mirave që na ka falur natyra.

Mirëpo, realiteti është krejt ndryshe, është shumë i vrazhdë dhe i ashpër me ata që nuk kanë lidhje dhe miq, sepse meritokracia është varrosur prej kohësh.

Në çdo rrugë shohim shpesh endacakë që ushqehen dhe flenë rrugëve, pa një plan për ta. Shteti ynë mund të mendojë se si të çojë ujin përjetë por jo se si t’u vijë në ndihmë banorëve të tij.

Në Vlorë, pranë shkollës “Halim Xhelo”, është filmuar një video me ‘protagonistë’ një grua dhe fëmija i saj i mitur.

Gruas endacake gjen një qese me rroba në qoshe të rrugës dhe reagimi i saj dhe i fëmijës është më shumë se prekës.

Vajza që ka shpërndarë videon e ka shoqëruar me poezinë e Migjenit:

O, si nuk kam një grusht të fortë
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët –
n’agoni të përdihet si vigan i vramë.
Unë – lugat si hij’ e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t’instinktit.
Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë…
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.
Mali hesht – dhe në heshtje qesh.
E unë vuej – dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.”

https://vidnews.net/video/1540555631735?utm_source=korrieri.com.al&utm_medium=logo&utm_campaign=player-controller-logo

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME