Një shkollë e mesme në qytetin e Liverpool të Anglisë ka ndaluar nxënësit që të vishen me rroba të shtrenjta në mënyrë që fëmijët e tjerë që nuk kanë mundësi t’i blejnë të mos ndihen të varfër.
Gjimnazi “Woodchurch”, ka ndaluar xhupat e firmës Moncler, Canada Goose dhe Pyrenex të cilat mund të kushtojnë nga 300 në mbi 1000 dollarë.
Përmes një letre për prindërit, Akademia e Kishës së Anglisë tha se veshjet do të ndalohen nga janari si pjesë e skemës së “politikave sociale për të varfrit”.
Letra shkruan:
Siç jeni të gjithë të vetëdijshëm nga një email i dërguar dje, nxënësit nuk do të lejohen të vijën në shkollë me xhupa Canada Goose dhe Moncler duke filluar që pas Krishtlindjeve. Mbështetja nga prindërit / kujdestarët ka qenë jashtëzakonisht pozitive dhe ne jemi shumë mirënjohës për këtë.
Disa kanë pyetur edhe nëse mantelet e Pyrenex, të cilat janë gjithashtu në një gamë të çmimeve të ngjashme ( disa gjithashtu kanë lesh të vërtetë) do të ndalohet gjithashtu.”
Kjo skemë ka për qëllim mos diskriminim e shtresave të mesme dhe të varfra, e po ashtu që fëmijët të mos nxiten të vënë në vështirësi prindërit e tyre që nuk kanë mundësi ekonomike t’u blejnë fëmijëve rroba të markave të tilla.
Të gjithë prindërit e kanë mirëpritur këtë vendim, ku shpeshherë fëmijët binin pre e bullizmit për shkak të veshjeve të tyre.
Një prind tha:
Veprim i shkëlqyer nga një shkollë e mesme!
Prindërit nuk duhet të ndiejnë presion në blerjen e gjërave të shtrenjta vetëm që fëmija i tyre të ndihet i përshtatur me ambientin.”