Gruaja u gjobit 100 paund sepse hodhi bishtin e cigares në tokë

Gruaja që nuk pranoi të identifikohej tha për ‘Grimbsy Live’ se ajo u turpërua nga incidenti.

Një grua në Angli ka pohuar se është ndjekur për 15 minuta nga kujdestarët e rrugës sepse hodhi bishtin e cigares në rrugë.

Megjithëse insistoi se do e merrte nga toka, ajo u gjobit me 100 paund, (112 euro).

Gruaja që nuk pranoi të identifikohej tha për ‘Grimbsy Live’ se ajo u turpërua nga incidenti. Ajo shtoi se kujdestarët i thanë se mund të arrestohej nëse nuk jepte detaje për të marrë gjobën.

“Unë po ecja në rrugë kur hodha cigaren në tokë. Fillimisht u takova me këmbësorë që më thonin se do të gjobitesha. Më pas i thashë kujdestarëve se do e merrja cigaren, të cilët më thanë se kjo gjë nuk kishte më rëndësi pasi do e merrja sërish gjobën”, tha ajo.

Gruaja kujdestare i sqaroi se nuk do i kalonte Krishtlindjet me familjen nëse nuk do jepte detajet e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...