“FOSHNJË NË DUART E EUROPËS” – Historia e Shqipërisë përmes karikaturës

Fatmira NIKOLLI – Teksa këqyr imazhin e shqiptarit nga viti 1922 deri më 1926, në këtë organ të Konicës, ka të ngjarë t’i ketë feksur një pyetje: Po vetë shqiptarët ç’imazh kishin të ndërtuar asokohe për vetveten?

Kjo temë e kapërcen dukshëm qoftë trajtesën nga ana kulturore, politike, por qoftë edhe atë etike në këtë ese. A është vallë ajo Shqipëria e vogël në karikatura, hera-herës në formën e një kafshëze të pafajshme apo gruaje të bukur dhe bebe, imazhi i vërtetë asaj që banorët e saj kanë për vlerësimin e vendlindjes së tyre?

A mjafton ky imazh që t’ua ruajë ekzistencën e tyre si komb në rruzullin e shqetësuar botëror të fillim-shekullit XX?

Adhurimi për shqiptarët, kujt i interesojnë vallë shqiptarët, tragjizmi e deri te traktet “Historia e Shqipërisë përmes karikaturës” është një libër që ka fjetur për shumë vite në kokën e autorit Ben Andoni, Botimet “Poeteka”.

Motivimi ose shtysa për të realizuar një botim të tillë erdhi pas përshtypjes së një ekspozite të parë në Tallin të Estonisë. Autori u përball me një ekspozitë të Vendeve Baltike, të cilat prezantimin e tyre me rastin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian e kishin bërë përmes imazhit të vizatimit humoristik.

Shqiptarët, të mësuar me ikonografi shumë patetike, me simbole të fortësh, që nuk i shkojnë fare përmasave të trupit të vendit tonë të brishtë, e kanë të paqartë vetë identitetin e tyre.

Duket se shqiptarët rrallë e kanë parë veten si duhet në pasqyrën e historisë. Autori për t’u çliruar nga kjo ikonografi zgjodhi pikërisht ndihmën e karikaturës për të udhëtuar në historinë e identitetit shqiptar në 150 vitet e fundit.

Një udhëtim i bukur dhe tejet i vështirë, sepse shpesh u ndesh me mungesën e materialit, por edhe pamundësive teknike. Në parathënien e librit, sillet në kujtesë se këtë vit u dëmtua një seksion i Bibliotekës Kombëtare, vendi i një koleksioni të gazetave të vjetra shqiptare, ku gjendeshin shumë gazeta dhe revista dhe puna e këtij institucioni ende sot e kësaj dite nuk është në hullinë e duhur.

Ky ishte një handikap i madh për punën tonë, por që gjithsesi, e kemi zëvendësuar me vizatimet e huaja, kushtuar Shqipërisë. Për fat, kemi punën e Faik Konicës dhe 95 karikaturat e tij te gazeta “Dielli”, që i quan kartune.

Ai punësoi një karikaturist amerikan, Frank E. Davidson në një cikël, ku përgatiste tekstin e që do godiste shumë me objektin e tyre në Shqipëri dhe sidomos në mjedisin amerikan. Karikaturat u botuan nga Efthim Dodona.

Problemi më i madh ishte gjetja e karikaturave të vjetra kushtuar vendit, por këtë herë në ndihmë na erdhi puna shumë cilësore dhe e pasionuar e Armand Plakës, ashtu si për periudhën e Luftës së Dytë Botërore patëm ndihmën e Klodian Lucës dhe mirëkuptimin e tij për materialet, që na ofroi me dashamirësi.

Andoni veçon se një vlerësim i kushtohet veçanërisht mirëdashjes së arkitektit dhe karikaturistit Arben Meksit për ndihmën e tij të madhe të pakursyer për mbarëvajtjen e këtij libri.

Ai ofroi ndihmë të madhe logjistike dhe, mbi të gjitha, këshilla për punët.
Andoni i mbetet shumë mirënjohës dashamirësisë ndaj tij të karikaturistëve të njohur Dhimitër Ligori, Bujar Kapexhiu, Kosta Raka, Agim Sulaj, Mehdi Belortaja, Admir Banaj, Koço Devole, Paulin Palushit. Ky i fundit për ndihmën e madhe, që afroi dhe për të ndjerin, të vëllain Shtjefën Palushi, legjendën e karikaturës sonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME