Megi Doçi ose “miss 301 golëshi”. Sulmuesja e Vllaznisë vendos një tjetër rekord

Katër ditë më parë ka festuar 22 vjetorin e lindjes ndërsa dje ka patur një tjetër festë për të. Megi Doçi, futbollisja e

Vllaznisë në ndeshjen e rradhës, atë ndaj Pogradecit, ka shënuar plot 4 gola duke kontribuar në fitoren e thellë të ekipit të saj në shifrat 9-0.

Por goli i tretë i Doçit ka patur një të veçantë shumë të madhe: Ai ka qenë i 300-ti për të në kampionate! Një shifër e mrekullueshme e cila ka kaluar çdo pritshmëri.

Megi Doçi në këtë mënyrë shkruan emrin e saj në historinë e futbollit shqiptar si futbollisti apo futbollistja që ka shënuar më shumë gola.

Tek meshkujt siç dihet golashënuesi më i mirë në historinë e kampionateve shqiptare është ish-sulmuesi i Vllaznisë i cili ndryshe njihet edhe si “mister 208 golëshi”.

Po nga Vllaznia vjen edhe golashënuesja më e mirë e femrave e cila sot për sot mund të quhet “miss 301 golëshi”.

Kështu mund të quhet për momentin sepse ajo ka ndër mend të shënojë shumë më tepër sesa kaq.

Mosha e saj e re na bën të besojmë se kjo futbolliste do të vendosë rekorde të pabesueshme të shënimit të golave.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME