Jeta nganjëherë na sjellë befasi të çuditshme të cilat janë pothuajse të pamundura për t’u shpjeguar thjeshtë duke iu referuar teorive të probabilitetit.
më poshtë ju tregojme për rastësitë që ndodhën në këtë botë, të cilat tregojnë se sa misterioze është ajo.
Pothuajse si rimishërim
Enzo Ferrari, i cili themeloi kompaninë Ferrari, vdiq më 1988. Një muaj më vonë, futbollisti Mesut Ozil u lind. Duke i parë fotot e tyre, do të mendoni se janë vëllezër. A ekziston rimishërimi përnjëmend?
Një paralajmërim i Titanikut
Më 1898, 14 vjet para se të fundosej Titaniku, shkrimtari Morgan Robertson shkroi novelën “Futility”, ku tregoi historinë e një anije që ishte fundosur – dhe e cila mbante emrin The Titan. Nuk ishte vetëm emri i anijes në libër që e bën rastësinë edhe më të madhe. Si anija fiktive ashtu edhe ajo e vërteta u përshkruan si anije që nuk mund të fundosen, kishin karakteristika të njëjta teknike dhe u përplasën me ajsberg në Atlantikun Verior.
Pas fundosjes së Titanikut, libri u ribotua me titullin “Kotësi, ose Fundosja e Titanit”.
Fqinjët që jetojnë në vende të ndryshme
Kompozitori i famshëm George Handel ishte fqinj me kitaristin e njohur Jimi Hendrix – por që u ndanin nga dy vende. Handel jetoi në Londër në rrugën 23 Brrok, përderisa Hendrix jetoi për një kohë në rrugën 23 Brook. Që të dy ishin muzikantë të pabesueshëm që patën një ndikim të madh në zhvillimin e muzikës.
Veturat që gjetën njëra-tjetrën
Në 1895, në shtetin e Ohajos, dy vetura u ndeshën. Veçoria e këtij aksidenti të veçantë është tek fakti se gjatë kësaj periudhe, prodhimi i automobilave sapo kishte filluar, dhe vetëm këto dy makina ishin në gjithë Ohajon. Për fat të keq, në atë kohë aksidentet automobilistike ende nuk regjistroheshin, kështu që të dhënat zyrtare të këtij rasti nuk kanë mbijetuar.
Rastësitë në biografitë e Linkoln dhe Kenedi
Shumë rastësi të çuditshme ekzistojnë në biografitë e dy presidentëve amerikanë: Linkoln dhe Kenedi. Këto janë vetëm disa prej tyre:
– Që të dy janë vrarë me armë prapa koke, të premten, para një feste (Linkoln u vra para Pashkëve; Kenedi u vra në ditën e Falënderimeve). Që të dy ishin të shoqëruar nga gruaja dhe një tjetër çift.
– Që të dy kishin katër fëmijë.
– Që të dy kishin një mik të quajtur Billy Graham.
– Kenedi kishte një sekretar të quajtur Linkoln. Presidenti Linkoln kishte një sekretar të quajtur John.
Thashethemet rreth makinës së kohës së Edgar Allan Poe
Në librin “The Narrative of Arthur Gordon Pym of Nantucket”, të shkruar nga Edgar Allan Poe, ne mësojmë historinë e katër marinarëve që i mbijetuan fundosjes së anijes së tyre dhe që ishin detyruar të hanin një njeri që ishte në anije të quajtur Richard Parker. Po pretendonte se kjo histori ishte e bazuar në ngjarje të vërtetë, por kjo nuk ishte çështja e vërtetë.
46 vjet pasi u shkrua libri, një anije u fundos dhe anëtarët e ekuipazhit që shpëtuan treguan se si e kishin ngrënë një njeri të quajtur… Richard Parker. Kjo çoi në spekulime se shkrimtari i famshëm amerikan kishte një makinë kohe.
Parashikimi i fitores së Donald Trump në The Simpsons
Krijuesit e The Simpsons bënë një episod më 2000 në të cilin bënë një shaka ku Donald Trump u zgjodh president i SHBA-së. A e dinin ata se kjo do të ndodhte një ditë me të vërtetë?
Edhe më mahnitës është fakti se mënyra se si Trump e organizoi fushatën dhe e festoi fitoren është pothuajse identike me mënyrën e paraqitur në The Simpsons.