VITI I SKENDERBEUT, VATIKANI MBLEDH SHQIPTARËT

Gjergj Kastrioti Skënderbeu i mbledh shqiptarët në Vatikan.Dje një grup prej rreth 200 vetësh, shoqëruar nga kardinali Ernest Simoni, nga autoritete kishtare e civile, u pritën në audiencë nga Papa Françesku, me rastin e Vitit mbarëkombëtar kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes së tij.

Nga Autoritetet shtetërore shqiptare ishin të pranishëm Kryetari i Parlamentit Shqiptar, Gramoz Ruçi, me grupin e përfaqësuesve të parlamentit; Ministri i Diasporës Pandeli Majko, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe të gjithë liderët e konfesioneve të ndryshme fetare të pranishme në Shqipëri, të ndjekur nga besimtarët e tyre.

Në fjalën e tij Papa Francesku e cilësoi heroin tonë kombëtare si bir heroik i një populli të fortë e bujar, që mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë.

“Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar”.

Por Ati i Shenjtë nuk mbeti në kohët e shkuara. I nxiti shqiptarët për “një impenjim të risuar të të gjithëve – institucione e qytetarë – në favor të zhvillimit të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin”.

U foli për “shqiptarinë” e Pashko Vasës, i cili e përdori këtë term për të “treguar identitetin shpirtëror, që i bashkonte gjithë shqiptarët, përtej dallimeve me natyrë fetare. Në Shqipëri –kjo bindje i dha shtysë bashkëjetesës paqësore ndërmjet njerëzve, që u përkisnin feve të ndryshme, duke u kthyer me kohë, në bashkëpunim e vëllazërim”.

Ati i Shenjtë kujtoi atmosferën e respektit e të besimit të ndërsjelltë ndërmjet feve në Shqipëri – fakt, që e përmendi edhe gjatë udhëtimit të tij apostolik në vend, më 21 shtator 2014.

E së fundi, kujtoi martirët e komunizmit dhe Nënë Terezën, shenjten shqiptare të dashurisë, duke u kërkuar të gjithëve të luten për të”.

Në këtë event historik yjet e muzikës shqiptare përformuan në koncertin e zhvilluar në selinë e shenjtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...