KREU I LANÇ REAGON PAS DEKLARATËS SË VOLTANA ADEMIT

Ishte kjo deklarata e bërë para dy ditësh nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Ndërkohë ditën e sotme Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Anti-Nacional Çlirimtare për Qarkun Shkodër Zamir LLazani në një deklaratë për mediat ka reaguar mbi këtë deklaratë të bërë nga qytetarja e parë e Shkodrës .

Sipas Llazanit nuk i lejohet një zyrtareje që të bëjë të tilla deklarata në të kundërt, sipas Llazanit zonja Ademi duhet të dorëzojë celësat e të shpreh vullnetin e saj si një qytetare e jo si zyrtare sepse me atë deklaratë ka shkelur mbi kushtetutën e miratuar nga parlamenti shqiptar.

Ndërsa në lidhje me atë që zonja Ademi tha se kjo e vërtetë duhet të referohet edhe në tekstet shkollore Llazani u përgjigj se kjo është një përjpjekje Don Kishoteske e një Don Kishoteje që lufton me mullinjtë e erës.

Çuditërisht si ndoshta në asnjë vend tjetër, pjesa ku ne ndahemi sa i përket ngjarjes së çlirimit është pikërisht data.Disa historianë, elita politike, segmente të caktuara të shoqërisë janë të mendimit se Shqipëria u çlirua më 28 nëntor 1944, në të njëjtën kohë po ashtu ca të tjerë mendojnë se çlirimi ndodhi një ditë më pas, pra 29 nëntor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...