Rama: Sjellja e BE-së? What the fuck!!! (VIDEO)

Në mbledhjen e pestë të përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës që u mbajt në Pejë, Tirana dhe Prishtina sfiduan Europën dhe Serbinë në atë që e thanë hapur se konsiderojnë sjellje sfiduese, bllokuese dhe me dy fytyra.
“Kosova pret që e drejta e saj të respektohet nga institucionet

vendimmarrëse të BE-së. Por, Kosova nuk ka mbetur duke pritur nga të tjerët, por po përmbyll procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha Haradinaj.

Më të rënda i kishte fjalët kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili mbrojti homologun kosovar përsa i përket politikës doganore të vendosur me Serbinë si përgjigje ndaj

Beogradit: “Është një vendim iracional në kushte normale, por krejt normal në kushte iracionaliteti si ato që përvijon qasja e dyfytyrtë e Serbisë. Kush e sheh tarifën 100% si vendim ekonomik, gabon. Tarifa 100% është reagim politik”.
Pakënaqësinë me sjelljen e Europës, të cilën e quajti zhgënjyese, Rama e shprehu edhe në anglisht, duke

lënë mënjanë fjalorin etik: “Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale të Kosovës po më tregonte mbrëmë se si në Beograd, deri në dy të natës, me anë të dërguarve të Europës, i kërkonin të hiqte fjalën REPUBLIKA E KOSOVËS nga fjalimi që do të mbante në konferencën e përbashkët. What the fuck!”

Kryeministri i Shqipërisë akuzoi Bashkimin Europian se po sillet me dy fytyra në raport me integrimin e shqiptarëve, ndërkohë që tjetër qasje tha se Brukseli ka me serbët:

“Bashkimi Evropian t’i japë fund sjelljes me dy fytyra. Shqipërisë i premton hapje negociatash dhe nuk hapen, Prishtinës i premton liberalizim vizash që nuk liberalizohen, ndërkohë që Serbia vazhdon me kapitujt”.

Përballë kësaj sjelljeje, Rama kërkoi nga Prishtina që së bashku me Tiranën të lënë fjalët e të kalojnë në veprim.

Rama pohoi se shqiptarët e shohin veten një komb me dy shtete që kërkojnë bashkimin në Europë, por nuk pranojnë goditjen pas shpine të Kosovës.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME