” UNAZA E MADHE”, BANORËT PETICION KRYEPROKURORES DHE PRESIDENTIT

Banorët që preken nga projekti i ‘Unazës së Madhe’ i kanë dërguar një peticion kryeprokurores Arta Marku dhe Presidentit Ilir Meta. Ata shprehin shqetësimin dhe karkojnë ndërprerjen e punimeve.

 

 

Po ashtu mësohet se banorët në peticionin e tyre kanë kërkuar lirimin e dy të arrestuar gjatë protestës që ndodhi para Kuvendit.

 

 

Banorët edhe sot, në ditën e 23 të protestës kanë kundërshtuar projektin për ndërtimin e Unazës së Madhe, duke bllokuar edhe rrugën.

 

 

Kësaj here përveç thirrjeve për të mbrojtur pronat, pjesë e brohorimave ishin edhe dy të arrestuarit me burg pas protestës së parlamentit.”O Daniel o hero, gjithë unaza ty të do”.

 

 

Deputeti i PD, Klevis Balliu në mbështetje të këtyre banorëve tha se opozita do të vazhdojë të qëndrojë në krah të tyre dhe se nuk do të dorëzohen kurrë.

 

 

Balliu: Nuk do ta ndalojnë dot këtë protestë as sot, as nesër dhe as kurrë derisa qeveria të tërhiqet.Sa i përket kërkesës së policisë për ta proceduar penalisht atë dhe kreun e PD Basha, Balliu nuk e konsideron aspak. Ato janë akte të një karagjozi dhe kaq.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...