Shqiptarët janë më paragjykuesit në rajon dhe Europë!

Shqiptarët janë populli më diskriminues në Europë kundrejt të varfërve.

Sipas një raporti të Komisionit Europian vërehet se 33% e qytetarëve shqiptarë i përçmojnë njerëzit lidhur nga të ardhurat dhe statusi i punës. Ndërkohë që ky nivel është më i ulët në vendet e tjera të rajonit apo Europës.

Edhe pse shqiptarët janë një popull i varfër, ata janë më diskriminues ndaj personave me nivel të ulët të ardhurave.

Sipas një ankete të Komisionit Europian, rezulton se në Shqipëri 33% e qytetarëve janë përgjigjur se i shohin me përçmim njerëzit për shkak të situatës me punën dhe të ardhurat.

Nëse e krahasojmë me vendet e rajonit, niveli mbetet shumë i lartë.

Në Greqi, vetëm 17% e qytetarëve shprehen diskriminues, në Itali 12% Maqedoia 20%, ndërsa Mali i Zi vetëm 11%.

Ndërkohë vendet që kanë nivelin më të ulët të paragjykimit ndaj personave të varfër janë Suedia, Austria, Gjermania dhe Spanja.

Nëse i ndajmë sipas grupmoshave, ata që nuk janë diskriminues në Shqipëri janë adoleshentët të cilët janë shprehur se nuk i gjykojnë njerëzit nga të ardhurat apo pozicioni i punës.

Ndërkohë që të rinjtë e moshës nga 25-34 vjeç janë nëngrupi më i prekur nga ky paragjykim.

Në këtë mënyrë shqiptarët janë më diskriminuesit në Europë ndaj të varfërve edhe pse në krahasim me vendet e rajonit ne kemi nivelin më të ulët e të ardhurave për frymë.

Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh në vit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...