Ndryshojnë sërish rregullat e Maturës

Për të pasur kohën e mjaftueshme që të përgatiten për provimet deri në muajin qershor, nxënësit që duan të vazhdojnë studimet e larta kanë marrë programet orientuese që në fillim të vitit shkollor.

Sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Arsimit për Maturën Shtetërore 2018-2019, maturantët nuk do të kenë dy lëndë me zgjedhje, por do të zgjedhin vetëm një. Si dhe lista e lëndëve alternative është shtuar nga 8 në 11.

Nga 5 provime që maturantët i nënshtroheshin në vitet e mëparshme, Matura Shtetërore 2019 do të ketë një më pak, 4 të tilla.

“Është një eksperiment që po ndodh për herë të parë sivjet, por mendoj se është më e lehtë për ne nxënësit sepse na heq më shumë ngarkesë”, thotë një maturante.

Veç testimit të njohurive në provimet e detyruara të Matematikës, Gjuhës Shqipe e Letërsisë dhe Gjuhës së huaj, gjimnazistët do të zgjedhin vetëm një lëndë me zgjedhje për të dhënë provimin nga 11 mundësitë që kanë; lëndë që do të ketë peshë për degën që do të zgjedhin në sistemin universitar.

Tri lëndë të reja me zgjedhje, veç atyre bazë, i janë shtuar listës së lëndëve alternative, të cilat janë: Histori baleti, Histori muzike dhe Histori arti.

Ndërkohë që në udhëzim nënvizohet se provimet e detyruara do të mbështeten në informacionet e marra nga kurrikula bërthamë, ndërsa për lëndën e zgjedhur maturanti nuk është i detyruar të zgjedhë vetëm ato që ka zhvilluar në shkollë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...