Vllaznia do të kërkojë fitoren në ndeshjen e radhës me Burrelin që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Trajneri i kuqebluve Hasan Lika shprehet se 3 pikët janë detyrë shtëpie ndaj Burrelit.
Megjithatë Burreli nuk është një ekip që mund të kalohet aq kollaj shprehet trajneri Lika.
Sa i përket sulmuesit Zhunjor i cili nuk po arrin që të shënojë ashtu si në fillim të sezonit trajneri Lika tha se detyrën për të gjetur golin e kanë të gjithë lojtarët dhe jo vetëm një sulmues.
Vllaznia ndodhet në vendin e parë në renditje në kategorinë e parë ndërsa e ndjek pas Erzeni, skuadër e cila i është afruar shkodranëve duke i bërë që të ndjehen disi të kërcënuar në krye të renditjes.