Lind djalin jashtë martese, familja i kërkon emrin e babait të foshnjës

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në programin “E diela Shqiptare” i pranishëm ishte Altini nga Pogradeci. Ai ka një problem të ashpër me vajzën, e cila ka pasur një lidhje jashtëmartesore me të cilin ka dhe një fëmijë. Ky i fundit është “molla e sherrit” mes babait dhe vajzës.

Por çfarë ka ndodhur dhe si është historia?

 

Altini: Zonja Eni të falenderoj jashtë mase, ti je Perëndia, Zoti i madh. Kam besim vetëm tek ty.

 

Më pas në studio vjen Fatbjola dhe kërkonte që ta shoqëronte zonja Eni. Altini na tregoi se ka 6 muaj që nuk e ka parë vajzën e tij, pasi nuk flasin.

“Kam 6 muaj që nuk e kam parë, kisha frikë se mos me fuste në burg”.

 

Altini: Ajo është plaga ime. Ajo e di sa më digjet shpirti mua, pasi ka fëmijë vetë. Të kam rritur një kilogram mish.

Fatbjola: Nuk kam nevojë, për këto lotë krokodili, kur më doje kaq shumë, pse më përzure? Largoju, qëndro atje…

Altini: Vdektë babi për ty. Të keqen babi…

 

Altini afrohet afër vajzës së tij, por ajo i lutet që të largohet.

Fatbjola: E kam parë vetë më sytë e mi. Shko atje.

Altini: Mos u merr me gënjeshtarë që të kanë dërguar…

 

Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur, sepse mua më është dashur shumë punë ta sjell Fatbiolën këtu?Ju lutem ta themi gjithçka në këtë seancë.

Altini: Unë zonja Eni kam ikur në Greqi në 15 Nëntor të vitit 2017. Më merr gruaja në telefon më thotë që Fatbjola është shëndoshur, i është bërë barku i madh. Kam ardhur, e kam përqafuar. Më tha vajza kam mish të huaj. Edhe gruaja ashtu më tha.

 

Koha kalonte dhe barku i saj rritej. Kur e dërgova në spital e pyeta, a ke frikë? Mora gruan dola mënjanë dhe i thashë vajza është shtatzënë. Por ajo e gënjente nënën e saj. Të hënën i kam thënë do ikim Pogradec.

Fatbjola: Unë kam ikur vetë nga shtëpia, nuk kam ikur me tre persona. Përse më ke thirrur këtu?

 

Altini: Të kam thirrur se më vjen keq për ty, sikurse të vjen dhe ty për fëmijë tënd.

Fatbjola: Më mori zonja Eni dhe më mbajti 4 muaj në shtëpi, më rrihte, më godiste. Më thoshte shko denonco të atin e djalit. Më dhunonte.

Altini: Pse nuk shkove ti thojë policisë, pse nuk më fute në burg…

 

Fatbjola: Nuk doja ta fusja në burg… as atë dhe as babain e fëmijës. Më linte pa ngrënë, më linte pa pirë. Këtu duhet të të kisha thirrur unë, jo ti mua.

Eni Çobani: Në momentin që je larguar nga shtëpia ke qenë 9 muaj shtatzënë, ku ke qëndruar?

Fatbjola: Kam qenë në hotel dhe në krye të 4 ditëve kam lindur.

 

Eni Çobani: Këto 9 muaj nuk keni bërë asnjë vizitë tek doktori?

Fatbjola: E linda djalin dhe sot ai është 9 muaj.

 

Altini: Kam shumë gjëra për të sqaruar. Po të mos isha unë djalin do e kishte të vdekur.

Fatbjola: Nuk e kam prej jush. Ky më thoshte që ta lija fëmijën në jetimore.

Fatbiola jeton në qytet vetëm me djalin e saj 9 muajsh, por Altini këmbëngul që vajza ti tregojë se kush është emri i babait të foshnjës, por ajo nuk do që ti tregojë.

 

Fatbjola: Nuk ta tregoj kush është babai i fëmijës tim, që ta fusësh në burg, siç bërë me burrin e motrës që e fute në burg.

 

Altini: Vajza ishte nën moshë, i gjeta të dy në shtëpi dhe u thashë vajzës kush ishte filani a e do? Ajo më tha jo. E thirra djalin dhe i thashë të merrte prindërit dhe të vinte në shtëpi. Por ai nuk pranoi. Më pas vajza e denoncoi në polici për ngacmimi seksual në moshë të mitur.

Fatbjola: I tha ky motrës, e detyroi, e rrahu dhe më pas e dërgoi në spital.

 

Eni Çobani: Ju thatë që nuk keni nevojë për babain. Unë e di se në kushtet që jeni nuk jeni mirë?

Fatbjola: Nuk kam nevojë për atë, dua vetëm të më lerë të qetë…

 

Altini i kërkon vajzës së saj që ti tregojë të vërtetën se kush është babai i fëmijës që ajo ka lindur./tvklan.al

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...