SHKODËR, KËSHILLI MIRATON TAKSAT DHE TARIFAT PËR 2019

Këshilli bashkiak i Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen e radhës. Kësaj here u arrit që të miratohet projektvendimi për taksat dhe tarifat vendore për 2019-ën me dy ndryshime u ulet me 30% taksa e ndërtesës në njësitë administrative dhe një ulje ka edhe për vendosjen e tabelave të reklamave.

 

Disa prej këshilltarëve e cilësuan të çuditshme uljen e taksës së ndërtesës. Një pretendim nga këshilltarët ka edhe për një taksë tjetër në njësitë administrative.

 

 

Në fund këshillit bashkiak miratoi taksat dhe tarifat vendore për 2019-ën. Një diskutim u bë edhe për 5 prona të cilat më përpara kanë qenë pronë e bashkisë por 28 vitet e fundit janë privatizuar përpara se të bëheshin ndryshimet ligjore dhe tashmë bashkia është e detyruar që t’i heq nga inventari i saj.

 

 

Nga ana tjetër këshilltarët kërkuan që për prona të tjera që ende nuk janë të zëna bashkia Shkodër t’i regjistrojë dhe t’i administrojë.

 

 

Kjo pikë e dytë e rendit të ditës që ishte edhe e fundit u shty për një mbledhje tjetër pasi këshilltarët nuk ishin unanim për ta miratuar duke kërkuar më përpara një tip dëgjese për këtë çështje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...