KRISTINA TONAJ STUDENTJA E PROÇEDUAR PENALISHT

Një ditë më parë u bë publike edhe lista e disa aktivistëve dhe studentëve të cilët ishin proçeduar penalisht ku mes tyre gjendej edhe emri i aktivistes së FRPD Shkodër Kristina Tonaj.

 

Kjo e fundit në një prononcim  shprehet se ajo ditën e martë ka qënë në Shkodër dhe jo në Tiranë siç edhe pretendon policia e shtetit.

 

Studentja shkodrane vijon prononcimin e saj se do të vijojë të protestojë dhe kjo nuk ka lidhje me bindjet e saja politike pasi thjeshtë kërkon të drejtat si çdo student në të gjithë Shqipërinë.

 

Kristina Tonaj por edhe Edmond Tupe, Robert Alija e disa të tjerë akuzohen se ditën e martë në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme,

 

 

pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME