Historike: Kosova bëhet me Ushtri

Kosova nga sot bëhet me Ushtri. Kuvendi i Kosovës votoi sot 3 projektligjet që shndërrojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur. Krerë e shtetit dhe ndërkombëtarët e kanë cilësuar këtë një ditë historike.

Por ka edhe nga ata që shprehen se transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri do të jetë një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett deklaron se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin organizmin e ri të sigurisë që do të dalë nga FSK.

Ndërkaq, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha të enjten se veprimet e paligjshme të Prishtinës po mbështeten nga amerikanët e britanikët.

Në ditë para votimit, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi inspektoi forcat e sigurisë në kazermën Adem Jashari në Prishtinë, i veshur me uniformë ushtarake. Ai tha se ushtria do t’i shërbejë kultivimit dhe forcimit të paqes në vend dhe në rajon.

Ndërkohë KFOR ka përforcuar masat në Veri të Mitrovicës, mes frikës për përshkallëzimin e tensioneve..

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME