Është inauguruar sot në qytetin e Shkodrës Qendrës Rinore Publike Atelie. Kjo është qendra e parë publike në mbështetje të të rinjve të cilët duan të zhvillojnë idetë dhe talentin e tyre në qytetin e Shkodrës.
Ndërtesa e re është rikonstruktuar me mbështetjen e Programit Italo-Shqiptar të Konvertimit të Borxhit (IADSA), në kuadër të Projektit “Rini e fuqizuar, e ardhme e qëndrueshme – Po të ardhmes”.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaroi gjatë ceremonisë së inagurimit se është e lumtur për krijimin e kësaj qendre në funksion të të rinjve të qarkut Shkodër.
Karlo Volpi, drejtor i programit IADSA bën të ditur se ky projekt ka mbështetjen e institucioneve italiane.
Ismail Ademi, drejtor i programit IADSA në Shqipëri përshkoi rrugën e vështirë për realizmin e kërij projekti, duke thënë se të rinjtë duhet të kuptojnë vlerën e një qendre të tille rinore.
Nga dita e sotme qendra rinore “Atelie” është e hapur për të gjithë te rinjtë e qytetit të Shkodrës. Ndërkohë, pritet që investime të tjera të bëhen në kuadër të angazhimit të të rinjve në shoqëri.