Çfarë shkruanin të huajt për Shqipërinë e vitit 1493

Albanologu Robert Elsie ka publikuar në faqen e tij atë që mund të jetë ndoshta i pari tekst ku përshkruhet Shqipëria nga Evropa qendrore.

Bëhet fjalë për një tekst të vitit 1493, të përgatitur nga gjermani Hartmann Schedel, mjek, humanist dhe historian.

“Këtu është një tekst i hershëm (viti 1493) për Shqipërinë dhe për Ballkanin perëndimor, duket se është përshkrimi më i hershëm i Shqipërisë nga Evropa qendrore,” shkruan Elsie.Ja çfarë shkruante Schedel: “Shqipëria ishte dikur pjesë e Maqedonisë dhe i përkiste asaj. Pjesë e saj janë dy qytete dikur të famshme, Durrësi dhe Apollonia. Gjuha e këtij populli nuk kuptohet as nga grekët dhe as nga sllavët. Hamzai i madh ishte nga kjo tokë.

I lindur nga prindër të krishterë, ai hoqi dorë nga besimi i krishterë dhe u konvertua në muhamedanizmin e pakuptimtë. Por po aq lehtësisht sa refuzoi besimin kristian, ai refuzoi edhe supersticionin muhamedan dhe u kthye tek zakonët e të parëve.

Dhe, megjithëse respektonte të dy besimet, ai preferonte të vdiste si një i krishterë, më shumë se sa si turk. Ai vdiq shumë pak kohë pas rënies së Kostandinopojës. Ai u pasua nga Gjergj Skënderbeu, i lindur nga prindër fisnikë, që kaloi shumicën e kohës me armë dhe në luftë, duke bërë beteja në emër të krishterimit. Ai mundi dhe asgjësoi ushtri të mëdha të turqve dhe, i vetëm, e mbajti rajonin besnik të Ungjillit të Krishtit.

Megjithatë, thuhet se pjesa më e madhe e vendit është shkatërruar nga forcat e armiqve të tij. Mbreti Alfons shpesh dërgonte armë në Shqipëri. Ai mori qytetin e Krujës nën kontrollin e tij dhe e mbrojti nga turqit. Djali i vëllait të Skënderbeut të sipërpërmendur, që ishte aleat me turqit, u burgos nga kushëriri i tij. Ai iu dërgua mbretit Alfons dhe u burgos. Papa Kalikstus i ofroi Skënderbeut ndihmë në formën e parave”.

Ndërkohë në faqen e Elsiet janë publikuar ato që mund të jenë ndoshta fotot e para nga rajonet shqiptare.

Fotot janë bërë nga Jozef Sekeli në vitin 1863.

Ai ishte pjesë e ekspeditës së albanologut të njohur, Johan Georg fon Hahn.

Fotot janë bërë në Shkodër, Prizren dhe Ohër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...