Kjo nënë i tha infermieres “injorante” dhe ka një mesazh për të gjithë!

Infermierja pyet 13 vjeçaren përse është shëndoshur, nëna e revoluar i kthehet “Injorante, po kalon pubertetin”…

Julie Venn është nëna e një vajze 13 vjeçare, e cila po i mëson së bijës se “bukuria nuk matet” dhe kjo e gjitha pas një episodi të pakëndshëm që vajza kaloi në dhomën e kontrollit vjetor përballë infermieres së saj!

“Je shëndoshur tej mase, çfarë po ndodh me ty” ishte drejtuar kjo e fundit, 13-vjeçares Riley!

Vajza u ndje e turpëruar, e me njërën dorë që shtrëngonte të ëmën u përgjigh shkurt: “E kam humbur fare mendjen”…

POR nëna e vajzës nuk e kaloi aq lehtë, pasi e revoltuar iu kthye jo vetëm në atë çast infermieres, por postoi edhe një mesazh në rrjetet sociale, për të rritur ndërgjegjësimin tek vajzat dhe nënat e reja!

PO vajza ime është shëndoshur, por edhe është zgjatur rreth 10 cm, e kjo sepse po kalon pubertetin, por infermierja është shumë injorante ta kuptojë shprehet nëna e vajzës!

Sipas People nëna 48-vjeçare vazhdon më tej me statusin“Vajzat duhet të inkurajohen, jo të turpërohen.

Ato nuk duhet ta krahasojnë veten me standardet qesharake të Instagramit.

Ato janë të forta, të shëndetshme, perfekte.

Disa prej tyre fitojnë peshë, disa humbasin, disa luftojnë me aknet, disa ndihen të pasigurta, por ato janë perfekte ashtu siç janë.

Ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë, konfuze, nganjëherë të frikshme për t’u bërë grua, por ia vlen!”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME