PD, 8 PËRFAQËSUES NGA SHKODRA NË KËSHILLIN KOMBËTAR

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të ketë 8 përfaqësues në total nga qarku Shkodër. Pas procesit të gjatë të votimit dhe numërimit të vototave është shpallur edhe lista totale e fituesve mes të cilëve 8 përfaqësues do jenë nga qarku Shkodër.

Ashtu siç paralajmëroi pasi humbi zgjedhjet për kryetar të PD Shkodër Ramiz Çobaj vazhdon të jetë aktiv në politikë duke qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD. Pjesë e këtij këshilli do të jetë edhe ish deputetja e PD Irma Kopliku.

Pjesa tjetër e të përzgjedhurve nga Shkodra në Këshillin Kombëtar janë nga brezi ri. Bashkë me Irma Koplikun nga lista e PD Shkodër në Këshillin Kombëtar është përzgjedhur edhe Benardeta Syku, aktualisht nënkryetare e përgjithshme e Forumit Rinor të PD.

Nga radhët e Forumit Rinor të PD Shkodër është votuar kryetari aktual i këtij forumi Arvid Bushati ndërsa nga lista e forumit është edhe Edona Staka. Në Këshillin Kombëtar të PD do të jetë edhe Adela Kryeziu.

Bashkia Vau Dejës do të ketë përfaqësinë e saj dhe kështu nga Vau Dejësi do të jetë Gjokë Uldedaj, ish kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare. Për Pukën është votuar në Këshillin Kombëtar Prel Gjoni i cili është edhe kryetar i PD për degën Pukë.

Në total janë 220 anëtar që do jenë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD prej të cilëve bien në sy disa emra që janë rikthyer si Aleksandër Biberaj, Gazmend Oketa ndërsa emra si Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha apo diplomatja Edit Harxhi bashkë me disa të tjerë janë tërhequr.

Kritikë si Arban Imami, Jozefina Topalli dhe disa të tjerë thuajse kanë krijuar shkëputjen përfundimtare nga kreu aktual i PD Lulzim Basha.

Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani vetë kryetari Basha dhe disa deputetë të tjerë u shprehën në Këshillin Kombëtar se tashmë Partia Demokratike është gati për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës dhe për të mbështetur protestat që vijojnë në Shqipëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME