SHKODËR, “DHURO JETË PËR FESTA”

Në mjediset e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër është zhvilluar seanca e rradhës e dhurimit vullnetar të gjakut. Shumë studentë por jo vetëm, u ofruan të dhuronin gjak në ndihmë të personave që vuajnë nga sëmundja e Talasemisë.

Mirsad Basha, drejtues i “Eko Mendje” nw qytetin e Shkodrws, thotë se qytetarët duhet të bashkohen në këto ditë festash në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Nga ana tjetër, Mirsad Basha u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në aktivitetet e tjera të parashikuara deri në fund të vitit 2018.

Seanca e dhurimit vullnetar te gjakut “Dhuro jetë për festa” është e fundit që organizohet për këtë vit në ndihmë të personave që vuajnë nga Talasemia. Ndërkohë, në qytetin e Shkodrës, 400 persona vuajnë nga sëmundja e Talasemisë.

Mënyra e vetme për të siguruar gjakun që i nevojitet është ta blejnë atë nga Banka e Gjakut në Tiranë, pasi Spitali Rajonal i Shkodrës nuk ka mjaftueshëm sasi gjaku për të gjithë pacientët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME