Ramazan Rragami: Hysen Zmijani solli në Shqipëri progresin e lojtarit sulmues të dalë nga mbrojtja

Vlerësimet kanë qenë të shumta për klasin e lartë që ka treguar si në rradhët e ekipit të Vllaznisë po ashtu edhe në atë kombëtar. Por, kur të vlerëson një prej specialistëve më të mirë në historinë e futbollit shqiptar siç është Ramazan Rragami, kjo merr edhe më shumë vlerë.

Hysen Zmijani është një nga emrat e mëdhenj të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, megjithatë është mjeshtri Rragami që ia perifrazon më së miri veçoritë e tij kur shprehet kështu për të:

“Hysen Zmijani ka qenë një lojtar i talentuar. Me një teknikë të klasit të lartë, shumë i zgjuar. Solli progresin e lojtarit sulmues të dalë nga mbrojtja dhe kjo ishte një risi jo vetëm për Vllazninë por edhe për ekipin kombëtar.

Nisur edhe nga konstrukti fizik por edhe nga aftësitë e tij teknike, të krijonte përshtypjen se ai nuk do plakej kurrë. Futbollist me një stabilitet të madh në lojë, aq sa kishte

kampionate ku i zhvillonte thuajse të gjitha ndeshjet, pa munguar në asnjërën prej tyre. Një profesionist i vërtetë si tek Vllaznia ashtu edhe tek ekipi kombëtar”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...