Shtohen reshjet e dëborës, zbardhet Shqipëria (Foto)

Në të gjithë territorin e vendit moti ka qenë i paqendrueshëm gjatë natës, me reshje dëbore në vendet malore e shi në vendet e ulëta.
Dëborë ka rënë më shumë në Qarkun e Kukësit dhe Dibrës, por dhe në juglindje të vendit, në Qarkun e Korçës.

Në Bulqizë, ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës janë shoqëruar me ngrica dhe në disa rrugë duhen përdorur zinxhirë. Trashësia e dëborës në disa fshatra shkon deri në 30 cm.
Reshje dëbore gjatë natës, të shoqëruara me ngrica, ka pasur edhe në

Korçë dhe Ersekë. Trashësia e borës është 25 cm në Dardhë dhe më pak në pjesën tjetër të qarkut. Si pasojë e ngricave, aksi Korçë-Dardhë dhe Korçë-Qafa e Qarrit janë të kalueshëm vetëm me zinxhirë. Akset e tjera janë të kalueshme pa probleme.

Gjatë ditës pritet një përmirësim gradual i motit, ndërsa, sipas Meteoalb, temperaturat në shkallë vendi do të luhaten nga -5°C minimumi në zonat malore deri 15°C, vlera më e lartë në vendet bregdetare.

Thethi

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...