Njihuni me studentin që i tha Ramës: Ju të dëgjoni, por nuk të vini veshin

Cili është studenti vlonjat që u përball me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit në Universitetin e Vlorës. ABC News u takua me të pas takimit.

Ky është student i cili do të mbahet mend për shprehjen: “Ju të dëgjoni, por nuk të vini veshin”.

Andi Bërdëllima, në vitin e tretë të juridikut, gjatë takimit në Universitetin e Vlorës i bëri kryeministrit Rama një historik të qeverisjes së tij.

“Duket sikur është një diferencë e vogël, por ju bëni sikur të dëgjoni, por në fakt nuk të vini veshin”– i tha ai Ramës.

Andi Bërdëllima, student: “Nuk e thashë thjesht për bujë, sa për t’u dukur, por është diçka që çdokush e ndjen, nuk ka ç’them më shumë, se do kaloja te pjesa e partive”.

Bërdëllima foli edhe për familjen e tij; nëna

nuk merr dot takim tek okulisti, kur ndryshe nga legalizimi falas i ati kishte marrë kredi për legalizimin e shtëpisë. Ai denoncoi se një freshist i ka ofruar vend pune në bashki, nëse do të votonte në zgjedhje për PS-në.

Andi Bërdëllima, student: “Unë i thosha mos e paguaj se kemi shpresa për legalizime falas. E paguaj këstin disa milionë dhe rreth një vit nuk erdhi fare ajo. Seç u bënë ca ndryshime, me kërkesa dhe kërcënime boshe nga ana jonë, na mori posta në telefon dhe tha që ka ardhur leja e legalizimeve”.

“Të gjitha këto bëjnë që ne të kërkojmë mundësi për të ikur nga ky vend dhe ju jeni një kryeministër që po na nxisni të ikim, me vjen turp”-tha ai.

Andi Bërdëllima, student: “Duket sikur jam kundër kryeministrit, Nuk jam fare kundër kryeministrit, madje më duket më cool nga të gjithë kryeministrat. Ai është më afër realitetit e shikon që është keq dhe e thotë, por nuk po ndryshon gjë realisht”.

Pasi Rama pyeti Bërdëllimën se si e kishte blerë iPhone kur pretendonte se ishte i varfër, ky ia ia ktheu: Po ti si e bëre shtëpinë në Surrel? /abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...