Prej vitesh, Shqipëria konsiderohet si një vend i varfër që shkakton emigrimin e njerëzve drejt shteteve të tjera për një jetesë më të mirë. Shumë prej shqiptarëve kanë vite që kanë emigruar drejt Zvicrës, ku edhe janë integruar me shoqërinë e tyre.
Por çfarë mendimi kanë zviceranët për shqiptarët? Këtë gjë e ka zbuluar ekipi i “Lajm.tv” që i ka bërë disa pyetje vajzave në rrugë.
Ato tregonin nëse kanë miqësi me shqiptarë dhe nëse do martoheshin me ndonjë të tillë. Asnjëra nuk shprehu komente negative.
Madje të gjitha thonin se askush në familje nuk do i ndalonte të takoheshin apo martoheshin me shqiptarë.