Emigrantët Shqiptarë në Itali, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore (INPS) në vendin fqinj, janë cilësuar si komuniteti më punëtor.
” Il Sole 24″ shkruan se shqiptarët mbajnë vendin e parë me gati 300 mijë të punësuar të regjistruar në INPS.
Të punësuar të regjistruar në INPS:
Komuniteti rumun renditet si komuniteti i parë i të huajve në Itali, me 1.1 milionë, megjithatë nuk është në gjashtë komunitetet me numër më të lartë të punësuarish të regjistruar. Më pas renditen marokenët me 262 mijë të punësuar, kinezët me 209 mijë të punësuar, ukrainasit me 166 mijë të punësuar, filipinët më 117 mijë dhe moldavët me 106 mijë të punësuar të regjistruar.
Në total, në Itali janë rreth 2.2 milionë të regjistruar të hua në Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore. 1.7 milionë janë të punësuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, ndërsa pjesa tjetër janë pensionistë ose individë që marrin përkrahje sociale.
Pjesa më e madhe e të punësuarve punojnë në sektorin jo-bujqësor, thuajse 1.1 milionë të huaj të regjistruar, 375 mijë punojnë në sektorin e shërbimit familjar dhe 139 mijë punojnë në sektorin bujqësor. Në 10 vitet e fundit numri i të punësuarve të huaj është rritur me 26%, nga 1.3 milionë në 2008 në 1.7 milionë në 2017-n.