Një vajzë adoleshente ka prekur zemrat e të gjithëve me gjestin që bëri ndaj babait të saj në një koncert rroku.
19-vjeçarja përdori gjuhën e shenjave që i ati i shurdhër të kuptonte tekstin e këngës të bandës “Three Days Grace”.
Ndonëse nuk dëgjon, babai 53-vjeçar Darrin duket si shijon koncertin me të bijën. E kontaktuar nga CNN, 19-vjeçarja Karri tha se babai i saj i prezantoi grupin rrok.
“Ai më mësoi mua të dëgjoj këngë të bandës. Kur pashë se grupi do vinte në Edmonton, babai im ishte personi i parë që i kërkova të vinte me mua”, tha ajo. Videoja e tyre u shpërnda nga Jules Maria në rrjete sociale ka arritur mbi 18 milionë klikime.
https://www.dailymail.co.uk/femail/article-6509403/Heartwarming-video-shows-daughter-signing-song-deaf-father-rock-concert.html?ico=embedded
https://www.dailymail.co.uk/femail/article-6509403/Heartwarming-video-shows-daughter-signing-song-deaf-father-rock-concert.html?ico=embedded