Astrit Zaganjori, shumë trofe e shumë suksese për basketbollin shkodran

Basketbolli shkodran ka nxjerrë nga rradhët e tij shumë emra të shquar sportistësh, trajnerësh por edhe drejtuesish. Një prej tyre që ndoshta nuk është përmendur aq sa duhet dhe nuk ka marrë vëmendjen e duhur, ka qenë Astrit Zaganjori.

Ai është një nga figurat e njohura të këtij viti në 30 vitet e fundit, fillimisht si sportist por edhe në poste të tjera. I datëlindjes 1967, me basketbollin është lidhur herët, që në moshë të re kur zgjedh të merret me këtë sport dhe në fundin e viteve ’80 kalon tek ekipi i parë.

Aty ku është pjestar i sukseseve të Vllaznisë në shpalljet e saj kampion në sezonet 1989-90, 1992-93, 1996-97, 1997-98 dhe 1999-2000.

Në karrierën e tij sportive ka rënë në sy për lojën e tij. Ka luajtur në pozicionin e lojtarit qendër dhe me shtatëlartësinë e tij ka bërë paraqitje shumë të mira në rradhët e Vllaznisë, aq sa ka fituar edhe vëmendjen e stafit të ekipeve kombëtare duke qenë pjestar edhe i tyre.

Por Zaganjori ka dhënë kontributin e tij si zëvendëstrajner e njekohesisht edhe inspektor i lojërave me dorë pranë Sportklub Vllaznia edhe në titujt kampion të kuqenluve në sezonet 2013-14, 2014-15 dhe

2015-16. Mbetet një figurë e respektuar dhe e nderuar në gjithë ambjentin sportiv dhe një nga figurat emblematike të Vllaznisë në basketboll. Nje personazh qe ka bere dhe vazhdon te beje shume per ngjyrat kuqeblu, per Vllaznine e per Shkodren.


© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...