Thirrja e të huajve për Alpet: Duajeni natyrën!!

“Kulla e Inglizit’ në Shkodër, një ndër objektet e rralla të trashëgimisë kulturore të këtij qyteti, u shëndrrua në mikpritëse të 60 fotografive të fotografit Petrit Imeraj.

Shkrepjet e aparatit të tij kishin pasur si fokus florën, faunën dhe karakteristikat e relievit malor të Alpeve Shqiptare, nën moton e frymëzuar dhe nga zhvillimet e fundit në luginën e Valbonës: “Nëse nuk i duam të paktën të mos i shkatërrojmë Alpet”

“Këto zona janë harruar nga vetë turistët shqiptarë” – tregon fotografi – “Dikur ishin të diskriminuara nga regjimi komunist, por kurdoherë kanë qenë të preferuara dhe të vlerësuara nga të huajt. Natyra është e bukur por nëse abuzon me të, atëhere bëhet e rrezikshme” – vijon më tej z.Imeraj.

Kjo ekspozitë tërhoqi vëmendjen edhe të dhjetra vizitorëve të huaj.

“Shqipëria ka mrekulli natyrore- tregon një turist gjerman- “ Unë kam vizituar Thethin, Komanin, Shalen, Valbonën dhe do të rikthehem vitin tjetër për të vizituar Currajn e Epër në Tropojë.

Në Valbonë, vura re se hidroncentrali ishte drejt përfundimit. Gjatë rrugës mësova se hidrocentrale do të ndërtohen edhe në Theth e Shalë. Sa keq ! Mos ndërhyni në natyrë! Shqipëria mund të fitojë më shumë me turizëm se sa me ato 2 apo 3 hidrocentrale. Duajeni natyren!” – shprehet turisti gjerman.

Ekspozita ishte pjesë e programit Senior II, i cili zbatohet nga Qendra Rajonale Mjedisore “REC” në Shqipëri dhe financohet nga Ambasada Suedeze në Tiranë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...