Kirurgu shqiptar me renome bën revolucion në fushën e kirurgjisë

Në bashkëpunim me shokun e tij të drejtimit mekanikë, zbuloi shipkën kirurgjike e cila tani në tërë botën ju mundëson dhe lehtëson punën e intervencionalistëve si kirurgët vaskular, radiologëve, angiologëve por edhe të kardiologëve dhe me këtë edhe mjekimin e pacientëve pa prerje dhe dhimbje.

 

 

Emri i Dr. Halil Krasniqit është i njohur në shkencën dhe mjekësi ndërkombëtare. Me 15,000 operacione në fushën e kirurgjisë dhe intervencionit, është nder mjekët me përvojë të veçantë në trajtimin operativ dhe endovaskular të sëmundjeve kirurgjike dhe vaskulare.

 

 

Krasniqi është Drejtor i klinikës vaskulare dhe endovaskulare, medicinës vaskulare në Spitalin Helios në Pforzheim të Shtutgartit, spital universitar i Universitetit të Heidelbergut.

 

 

Gjatë trajtimit në sallën operative, Krasniqi shikon që në çdo lëvizje operative të bënë përmirësime në procedura dhe instrumente, në mënyrë që të sëmurëve t’ju mundëson trajtimin sa më të lehtë dhe të dobishëm duke mos bërë fare prerje por mundësisht vetëm me punkcione që pacientët shumë shpejt t’i rikthehen jetës normale. Idetë e shumta vite me radhë i sollën zbulimin e shipkës tani të quajtur “Krassa – Shipkë dy drejtimesh”.

 

 

Për trajtimin e sëmundjeve si zgjerimi (Aneurizma) apo ngushtimi (stenoza) e arterieve dhe venave nuk është i nevojshëm prerja, hapja e abdomenit apo Bypasëve, shkruan më tutje

 

 

Shumica e tyre mund të kryhen vetëm me një punkcion me gjilpërë, futjen e shipkës në enën e gjakut, duke vazhduar me sondimin e telit dhe përmes tij ballonit dhe stendës, me përfundim të mjekimit të sëmundjes.

 

 

Në bashkëpunim me shokun e tij të drejtimit mekanikë, zbuloi shipkën kirurgjike e cila tani në tërë botën ju mundëson dhe lehtëson punën e intervencionalistëve si kirurgët vaskular, radiologëve, angiologëve por edhe të kardiologëve dhe me këtë edhe mjekimin e pacientëve pa prerje dhe dhimbje.

 

 

Deri tani ishte e mundur që mjekët me përvojë, intervencionalistë ti trajtojnë sëmundjet e enëve të gjakut me një punkcion në ije dhe vetëm në një drejtim, ose drejtim të zemrës ose në drejtim të këmbës, por jo në dy drejtime pa prerje dhe hapje të arteries apo punkcion të dytë i cili pacientit mund t’i shkakton dëmtimin e arteries apo gjakderdhje pas intervenimit që do të thotë operacion me prerje dhe komplikime.

 

 

Shipka “Krassa” tani e bën të mundur trajtimin intervencional të enëve të gjakut me një punktin me gjilpërë në tërë trupin edhe në drejtim të zemrës edhe në drejtim të këmbës pa bërë asnjë prerje.

 

 

Ballonimi dhe implantimi i stendave është i mundur në çdo arterie dhe venë në tërë trupin. Shipka e zbuluar do të futet pas disa muajsh në tregun botëror të cilin do ta prodhoj firma e produkteve mjekësore.

 

 

Ky instrument është shumë i mirëpritur nga koleget e fakulteteve të ndryshme të Dr. Dr. Halil Krasniqit dhe me padurim presin që ta përdorin në trajtimin e pacientëve të tyre.

 

 

Krasniqi për mediat gjermane ka deklaruar se është i lumtur me zbulimin e tij, duke shprehur humanizmin dhe mburrjen e aftësive të tij shkencore për të qenë në shërbimin e shëndetit të pacienteve të tij, të cilët krenohen me suksesin dhe kënaqësinë e shërbimit mjekësor në spitalet ku ai punon

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME