S’U KËNAQ ME DHURATAT E KRISHTLINDJEVE, FËMIJA DENONCON BABAGJYSHIN NË POLICI

U zgjua mëngjesin e Krishtlindjeve dhe vrapoi me padurim për tek pema që të hapte dhuratat.

Por, pakoje pas pakoje, kuptoi se Babagjyshi nuk kishte bërë një punë të mirë: nuk i kishte sjellë asnjë nga dhuratat që ai kishte kërkuar.

9 vjeçari nga Gjermania vendosi ti telefonoj policisë.

Ngjarja ndodhi në qytetin gjerman të Zetel. Agjentët e policisë vijnë në shtëpinë e fëmijës, duke ‘luajtur rolin’, teksa përfituan nga një ditë e qetë.

“Policët erdhën dhe gjetën një fëmijë shumë të zemëruar”, tha zëdhënësi i policisë vendase.

Agjentët vendosën të ‘luanin rolin’ dhe ‘ekzaminuan’ listën e dhuratave të fëmijës, duke e krahasuar me dhuratat që kishte marrë.

Në fund, policët dolën në një konkluzion dhe iu përgjigjën fëmijës: Babagjyshi bëri gabim, ka ngatërruar listën tënde me atë të një fëmije tjetër.

Nuk dimë nëse zgjidhja e propozuar nga policët do shërbejë për të qetësuar sadopak fëmijën por me siguri e ndërgjegjësoi atë për diçka që nuk e dinte: edhe Babagjyshi mund të gabojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...