Një ditë më parë drejtuesi politik për qarkun Shkodër Ditmir Bushati ka marrë pjesë në një festë të organizuar për festat e fundvitit në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër.
Personat resident aty kaluan disa caste ndryshe në aktivitetin që tashmë është kthyer në traditë në shtëpinë e të moshuarve
Vetë drejtuesi politik Ditmir Bushati iu bashkua festës që po zhvillohej në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër
Shtëpia e të moshuarve në Shkodër pak kohë më parë ka ndryshuar tërësisht imazhin e saj duke iu nënshtruar një rikonstruksioni duke i ofruar kushte më të mira personave rezident në atë institucion dhe duke rikthyer më shumë vëmendjen.
Drejtuesi politik Ditmir Bushati ka qenë edhe vitet e kaluara në festat e organizuara ndërsa shpërndau dhurata edhe për fëmijët në nevojë,
ata që vuajnë fenomenin e gjakmarrjes dhe fëmijët që ishin në repartin e pediatrisë në spitalin e Shkodrës.