Drejtori i Përgjithshëm i Policisë: Këtë vit nuk u hodhën kapsolla

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka inspektuar shërbimet e Policisë në sheshin “Skënderbej” ku ka theksuar se në të gjithë vendin ndërrimi i viteve ka kaluar pa probleme.

Ai tha se në të gjitha sheshet janë hedhur fishekëzjarre në mënyrë të organizuar dhe se si rezultat i masave të marra pothuaj është zeruar hedhja e kapsollave.

“Numri i personave që kanë përdorur fishekzjarre ka qenë i limituar, për të mos thënë fare. Në Tiranë mbi 700 punonjës policie dhe në Shqipëri i kalon

2500 punonjës policie që sot kanë qenë me shërbim. Falenderoj punonjësit e policisë që kanë sakrifikuar nga familja dhe po kryejnë shërbimin për sigurimin e rendit”, u shpreh Veliu.

Në të gjithë vendin si rezultat i hedhjes së fishekëzjarreve janë lënduar lehtë pa probleme për jetën dy shtetas, një shtetas në Tiranë dhe një shtetas në Korçë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...