S’ka si bakllavaja

Nga Edison Ypi

E hollë ose e trashë. E madhe ose e vogël. Me pak ose shumë peta. Me miell mulliri ose dyqani.

Me vaj ulliri ose me gjalp. E pjekur në shtëpi ose te furrxhiu që pjekjen e ka zanat prej brezash te furra e vjetër te kthesa e rrugicës ku e ka pas’ shtëpinë ajo goca me bishtaleca, thela e bakllavasë nuk hahet vetëm nëpër sebepe, si thonë ca që s’dinë ç’është jeta.

Thela hahet kur duhet të shpërthejë fantazia sa të çuditet bota, të buçasi imagjinata sa të tundet dheu, të çahet qielli sa t’i rrjedhin lotët. Thela hahet kur oreksi s’përmbahet, dëshira shkrepet, qefi ngrefet.

Janë edhe tava e dhesë, imambajalldia, pilafi, kadaifi, dhe të tjera. Por jo si bakllavaja. S’ka si bakllavaja. Rroftë bakllavaja.

Rroftë thela e vogël në formë rombi që e djeg botën sa herë i do qefi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...