Vendimi i Qeverisë nuk gjen zbatim, pikat e basteve vijojnë aktivitetin

Vendimi i Qeverisë për mbylljen e pikave të basteve dhe kazinove pas 1 Janarit duket se nuk po gjen gjerësisht zbatim në praktikë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një mesazh, në të cilin theksohet se në qytetin e Fierit po luhen baste dhe pse tabelat janë hequr. “Ky ishte sot zbatimi i ligjit te lojërave te fatit ne Republikën e te Forteve te Fierit!”, shkruan Berisha.

Edhe në denoncime të tjera, kryesisht në rrjetet sociale është raportuar se disa qendra bastesh vijojnë ilegalisht aktivitetin, në pritje të një vendimi të dytë të qeverisë ne muajin shkurt.

Kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shprehen dy ditë më parë se çdo pikë basti do të cilësohet si një parcelë kan.abisi. “Ligji do të veprojë dhe çdo pikë bastesh do konsiderohet po aq e paligjshme sa kan.abisi”, pohoi Lleshaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME