“GLOBE SOCCER AWARDS”, TRIUMFON CRISTIANO RONALDO

Cristiano Ronaldo ndërpret serinë e triumfeve të Luka Modriç sa u përket çmimeve indidviduale.

Sulmuesi portugez i Juventusit u shpall “futbollisti më i mirë i vitit” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Globe Soccer AWards”, një trofe të cilin ai e fiton për të tretin vit radhazi, si dhe të pestin në total në karrierën e tij.

Në këtë garë, ai arriti të lërë pas fituesin e “Topit të Artë”, Luka Modriç, si dhe dy kampionët e botës Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe.
“Për mua është një nder që marr këtë çmim.

Dua të falënderoj ‘Globe Soccer’ që më dha këtë trofe. Ishte një vit i vështirë, ku fitova shumë trofe, siç ishte edhe Championsi. Është diçka e pabesueshme të jem këtu përsëri”, tha Cristiano Ronaldo.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Globe Soccer AËards” u dhanë edhe trofe të tjerë, si ai i “trajnerit më të mirë”, që u fitua nga Didier Deschamps, që udhëhoqi Francën drejt titullit kampion bote.

Trofeu i “skuadrës më të mirë të vitit 2018” i shkoi Atleticos së Madridit, fituese e Europa League dhe Superkupës Europiane, ndërsa Alisson u vlerësua si “portieri më i mirë për vitin 2018”.

Në mbrëmjen gala u nderuan edhe brazialiani Ronaldo e Fabio Capelli, për karrierën e tyre, ndërsa agjenti më i mirë u shpall Jorge Mendes, një çmim që ai e merr për të 8-n herë në karrierë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...