Psikologu spanjoll Rafael Santandreu në librin e tij “Las gafas de la Felicidad”, thotë se qeniet njerëzore nuk janë projektuar për të qenë monogamë dhe mendon se rrënjët e problemeve tona më serioze kanë të bëjnë pikërisht me këtë.
Siç ka komentuar në një intervistë: “E jetojmë dashurinë si diçka të panatyrshme dhe e kuptojmë atë në mënyrë të ngushtë dhe kjo është arsyeja pse funksionon ke.q”.
Propozimi që jep psikologu është një lloj këshille për superioritetin femëror, për të cilën thotë se, nëse marrëdhëniet transformohen, gratë do arrijnë në mënyrë të natyrshme lirinë në fushën e intimitetit:
“Në jetën tonë private jemi shumë ‘të shtypur’, sidomos gruaja. Jetojmë shumë të privuar.”
Me këtë model të ri, larg monogamisë, do zgjidhnim të gjitha problemet e xhelozisë ose varësisë. Arsyeja kryesore që shumë njerëz kryejnë vetvra.sje është mungesa e dashurisë, jo për punën apo për ndonjë sëmundje të rëndë.
Parë në këtë këndvështrim, gjendet qartë një model “bur.gu konvencional”. Të ndërrosh partner, sipas një planifikimi, nuk ka të bëjë fare me lirinë dhe ‘5 vjet’ është thjesht një numër. Idea qëndron tek diçka interesante: të heqësh dorë nga mendimi “të lumtur përgjithmonë”. Kjo është thelbësore.”
Gjithsesi, autori mbase harron që, jo vetëm dashuria apo pasioni fillestar, janë ata që kanë rëndësi në fushën e marrëdhënieve, por ajo që vjen më vonë. Cili do ishte evolucioni individual pa ‘të përditshmen humane’, kurajon dhe punën emotive që derivon nga tjetri?
Përtej mendimeve pro dhe kundër të propozimeve të tij, Santandreu na kujton se duhet të heqim dorë nga modelet. Ai këshillon të dalësh nga një marrëdhënie, para se të lëndohesh, apo pa nisur të imponohesh do ishte më mirë.
Pikërisht pse kemi tendenca për t’u kapur fort (ka diçka humane që të detyron të mos heqësh dorë, derisa të keni humbur gjithçka), është esenciale të dimë që ndarja është gjithnjë një opsion i praktikueshëm.
Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Koha, gjithsesi, është një çështje personale dhe jo diçka që mund apo duhet të jetë subjekt i kohës së një libri vetë-ndihmues.