Kroacia rezulton vendi më budalla në botë, gjykuar sipas një ankete në sajtin Thetoptens, ndërsa Serbia është pozicionuar bindshëm në vendin e katërt, siç transmeton vetë gazeta “Blic” e Beogradit.
Sipas këtij burimi, në anketë mund të marrin dhe kanë marrë pjesë njerëz nga e gjithë bota. Në mes të këtyre dy vendeve të Ballkanit janë SHBA-ja – në vendin e dytë dhe Koreja Veriore – në të tretin.
Pas Serbisë vijnë Republika e Afrikës Qendrore, që ndiqet nga Venezuela, Republika Demokratike e Kongos, Mozambiku e Haiti, ndërsa në vendin e dhjetë ndodhet Somalia.
Të anketuarit kanë pasur mundësinë të komentojnë vendimin e tyre, ndërsa sipas “Blicit” për Kroacinë e Serbinë kanë theksuar gati të njëjtat arsye. Ata po ashtu nuk kanë ndonjë mendim më të mirë as për vendet e tjera të Ballkanit.
Për Kroacinë ndër të tjera ata si arsye për ta cilësuar vend i mrekullueshëm, por i marrë (budalla) sepse “njerëzit adhurojnë krimet e luftës dhe kriminelët e luftës”, “dëshirojnë të jenë nazistë.
Asgjë s’duan më shumë se të jenë gjermanë”; “Jetojnë në vitin 1941; Besojnë në fashizëm dhe kujtojnë se do t’i mbështeste Gjermania… Ata urrejnë çdo gjë e çdokënd”.
Vjet Kroacia ishte në pozitën e katërt si vendi më budalla.
Ndërsa për Serbinë të anketuarit kanë bërë këto komente:
“Historikisht kanë dashur Serbinë e Madhe në dëm të fqinjëve të vet, por territorialisht është zvogëluar për shkak të disfatave në luftëra.
Analfabetizmi është në nivel të lartë, mungesë e përgjithshme dijesh, nacionalizëm dhe besim se serbët “janë popull hyjnor”.
“Kriminelë lufte, njerëz që kanë kryer disa gjenocide… Urrejnë të gjithë dhe mendojnë se të gjithë i urrejnë; plotësisht jashtë realitetit. Jetojnë në të kaluarën dhe mite; madhërojnë heronjtë e tyre që kanë humbur çdo luftë gjatë historisë. Kanë higjienë të pakët, janë primitivë…”.