META “SHPËTON” DITMIR BUSHATIN

Një ditë pas propozimeve të qeverisë për ndryshimet në kabinetin qeveritar, Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht kërkesës, duke dekretuar shkarkimin e 6 ministrave.

Burime nga Presidenca thanë se për ministrin Ditmir Bushati, Meta nuk është shprehur ende.

Po ashtu është dekretuar edhe emërimi i zv/kryeministrit të ri Erjon Braçe, i cili zëvendëson Senida Mesin.Kështu, kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e Lindita Nikollës, Niko Peleshit, Mirela Kumbaros nga Ministria e Kulturës,

Damian Gjiknurit nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Arben Ahmetajn, Sonila Qaton si dhe Senida Mesin.

Po ashtu ai ka dekretuar emërimin në detyrë të Blendi Çuçit, si Ministër i Bujqësisë, Eduard Shalsit si ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Elisa Spiropali si ministre të Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin.

Ndryshimet në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash, kryeministri Edi Rama i bëri në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në datë 28 dhjetor. Praktikisht kreu i qeverisë largoi të gjitha ministrat që kishin 5 vite në detyrë

Të vetmit ministra që “shpëtuan” janë Sandër Lleshaj, i emëruar ministër i Brendshëm dy muaj më parë, Pandeli Majko, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu.

Për dy të fundit, Rama la një afat 6 mujor për të përmbushur detyrat dhe objektivat, pasi në të kundërt, siç paralajmëroi ai, rrezikojnë shkarkimin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...