Moti i ftohtë edhe javën që vjen, ja sa do jenë temperaturat

Viti ka nisur me mot të acartë dhe temperatura të ulëta.

Ditën e hënë fillon shkolla, e duke qenë se e hëna dhe e marta, sipas sinoptikanëve do të jenë ndër ditët më të ftohta të janarit, fëmijët rekomandohet të vishen në mënyrë të përshtatshme për të përballuar të ftohtin.

Meteorologët thonë se janari është i ftohtë, si pasojë e ardhjes së masave ajrore me origjinë polare, që kanë ndikuar deri në detin Mesdhe.

“15-ditëshi i parë i janarit do të jetë i ftohtë, me temperatura të ulëta në vlera negative, e me reshje të pakta. E shtuna ishte dita më e ftohtë e muajit, me temperatura -13 gradë Celsius dhe në zona të caktuara -14 gradë. Gjatë 15-ditëshit të dytë do të kemi më shumë reshje shiu dhe dëbore, por temperaturat do të vijnë drejt vlerave normale të dimrit, -5, -6 gradë”, thotë Adiola Bani, meteorologe.

Sa i përket javës që vjen, që shënon edhe nisjen e shkollës pas pushimeve dimërore, sinoptikanët bëjnë këtë parashikim.

“E hëna do të jetë e ftohtë, me temperatura nga -9 më e ulëta në 7 gradë më e larta. Ndërsa e marta, që do të jetë dita më e ftohtë e javës që vjen, temperatura do të jetë -11 gradë Celsius në Peshkopi dhe Ersekë.

Të mërkurën do të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash drejt vendit tonë, që do të sjellin reshje dëbore, pasi mbetemi në vlera negative. Temperaturat do të vijnë duke u rritur deri ditën e premte”, tha më tej Adiola Bani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...