Kënga shqipe “Ti më je si një gonxhe” vjen në gjuhën kineze (VIDEO)

Kënga “Ti më je si një gonxhe” është mjaft e njohur edhe në Kinë. Po e sjellim një version të kësaj kënge të kënduar gjatë mbrëmjes së djeshme ekskluzivisht për ju.

Në internet, mund të gjeni edhe versionin karaoke të saj, por edhe e kënduar nga shumë artistë kinezë. Kështu, përveç filmave të realizimit socialist, kinezët adhurojnë edhe këngët e vjetra shqipe, – ashtu siç është edhe kjo këngë e vjetër shkodrane, që në gjuhën kineze tingëllon “Han bao yu, fang de hua” (含苞欲放的花), ndërsa në shqip: “Ti më je si një gonxhe“.

Kënga u këndua nga një grup vajzash shqiptare dhe u mirëprit me duartrokitje të zjarrta nga të pranishmit e mbledhur në kuadër të 68-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës,

ku Ambasada e R.P. të Kinës në Tiranë, organizoi të premten pasdite në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, një pritje zyrtare, shkruan Konica.al

(Shihni më poshtë një videoklip të kënduara në Kinë, të këngës “Ti më je si një gonxhe”)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...